14:18 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Vokrri, sinonim i gjërave të mira (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në hapje të mbledhjes komemorative në nderim të kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Veseli në fjalimin e tij ka thënë fjalë të mira për Vokrrin, duke e quajtur sinonim të gjërave të mira, raporton Indeksonline.

“Fadili ishte sinonim i gjërave të mira. Secili që ka pasur rastin ta njoh atë, duhet të ndihet krenar që ka një rrëfim, për këtë njeri të madh. Kemi humbur legjendën e futbollit tonë, në kohën kur më se shumti kërkohej përkushtimi, profesionalizmi dhe atdhedashuria sportive e tij. Ne do ta vazhdojmë ëndrrën e tij, duke mundësuar që të rinjtë e Kosovës të luajnë në kampionatet e futbollit botëror, të shënojnë gola për ta nderuar vendin tonë dhe kujtimin heroit të futbollit tonë, Fadil Vokrrit”, ka theksuar Veseli.

Ai ka falendëruar të ndjerin për gjithçka që ka bërë për Kosovën. /Indeksonline/

 

Temat: