14:49 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

LIVE Vetëvendosje paralajmëron mobilizim për vendimin ndaj aktivistëve

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas vendimit me dënim me burg të katër aktivistëve të VV-së.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë provë për të marr një vendim të tillë, raporton Indeksonline.

“Ky vendim nuk sjell drejtësi por synon të mbuloj vdekjen e Astrit Deharit. Sot dy ditë para zgjedhjeve lokale tregon se sa politik është vendimi i sotëm i gjykatës, por kjo nuk e ndal vetëvendosjen, andaj mobilizimi ynë do të rritet akoma”, ka thënë Ymeri.

Ndërsa, deputeti Dardan Molliqaj ka theksuar se ky rast do të përfundoj me pafajësinë e aktivistëve të tyre.

“Sot dikush është gëzuar dikush është mërzit, por aktivistët janë të pafajshëm sepse e thonë provat dhe dëshmitë, e jo sepse e thotë Vetëvendosje. E kam përcjell këtë rast dhe them publikisht se ashtu si u dënuan sot ata, kam mundur të jem unë apo secili aktivist i VV-së. Qëllimi është i qartë, që ti bëhet dëm Vetëvendosjes”, ka thënë tutje Molliqaj. /Indeksonline/