LIVE: Zjarr i madh shpërthen në një banesë në Tophane (Video/foto)

Një zjarr i madh ka shpërthyer brenda një banese, në një ndërtesë në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa banorët e ndërtesës kanë mbetur të bllokuar në ballkonet e tyre.

Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Policia po bën sigurimin e vendit të ngjarjes.