19:27 / E Diele, 24 Tetor 2021 / C E

Livepooli e ‘shkatërron’ Manchesterin, 5 copa n’kajmak

Manchester United e ka marrë njërën nga humbjet më të rënda në histori.

Djajtë e Kuq janë mposhtur nga rivali i tyre më i madh, Liverpooli me rezultat 0-5.

Keita e hapi serinë e golave në minutën e pestë, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Diego Jota në minutën e 13-të për t’i hapur rrugë më pas ‘makinerisë’ Mohamed Salah.

Egjiptiani realizoi tri gola në këtë sfidë (38’, 45+5’ dhe 50’).

Cristiano Ronaldos iu anulua një gol në minutën e 52-të për pozicion jashtë loje.

Nga minuta e 60-të Manchesteri luajti me 10 lojtar pasi me të kuq u ndëshkua Pogba.

Liverpooli është e dyta në tabelë me 21 pikë, një më pak se Chelsea derisa Manchesteri mbetet në vendin e 7 me 14 pikë. /IndeksOnline/