22:55 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019

Livepooli fiton bindshëm ndaj Genk, Napoli mban kreun e tabelës

Liverpooli ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim në Belgjikë.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur Genkun me rezultat 0-4 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Oxlade-Chambarlain shënoi dy gola për Reds. Anglezi fillimisht realizoi në minutën e dytë, e më pas edhe në minutën e 57-të.

Rezultatin e trefishoi Sadio Mane në minutën e 77-të pas një asisti nga Mohamed Salah, shkruan Indeksonline.

10 minuta më vonë lojtarët i ndryshuan rolet. Këtë radhë Salah shënoi derisa Mane asistoi.

Golin e vetëm vendasit e shënuan në minutën e 88-të me anë të Odey.

Në ndeshjen tjetër, Napoli mposhti Salzburgun në Austri me rezultat 1-4.

Napoli vazhdon kryesimin me 7 pikë, një më shumë Liverpooli. Salzburg është në vendin e tretë me 3 pikë dhe Genk e fundit me një pikë. /IndeksOnline/