75 Mall Live Search
20:21 / E Shtunë, 29 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Liverpool 5 – 1 Arsenal: Klopp i jep ‘shkollë futbolli’ Emerys

Liverpool ka mposhtur me rezultat të thellë Arsenalin, duke vazhduar serinë fantastike të fitoreve në Premierligë si lider i tabelës.

Londinezët ishin të parët të cilët kaluan në epërsi me golin e talentit Matiland në minutën e 11-të.

Kjo epërsi nuk zgjati shumë pasiqë Roberto Firminos i mjaftuan dy minuta për të shënuar dy gola, kështu duke përmbysur rezultatin.

Nga këtu edhe filloi dominimi total i “The Reds”, të cilët dyfishuan epërsinë në minutën e 32-të me golin e Sadio Mane.

Në minutat shtesë të pjesës së parë, Salah u përkujdes që skuadra e tij të shkoj e relaksuar në pushim duke shënuar për 4-1.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol dhe ai ishte përsëri i brazilianit në super-formë Firmino, i cili kompletoi het-trik në këtë ndeshje.

Pas kësaj ndeshje Liverpool grumbullon 54 pikë dhe përforcon pozitën e parë, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e pestë me 38 pikë. /IndeksOnline/