12:37 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Liverpool bën ofertë për yllin e Serie A

Liverpool raportohet se ka nisur një ofertë prej 70 milionë eurosh për të nënshkruar me Lorenzo Insigne nga Napoli gjatë afatit kalimtar veror.

Klubi anglez ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje për Insigne, me Jurgen Klopp i cili është një admirues i njohur i italianit, shkruan Indeksonline.

Dhe tani duket se klubi është i gatshëm ta rrisë interesin e tij me një ofertë për të gjatë verës.

Transferimi mund të kryhet më lehtë nëse Liverpool fiton njërën nga trofetë e Ligës së Kampionëve ose Premierligës pasi do t’i rriste ndjeshëm të ardhurat. /IndeksOnline/