75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Liverpool dhe Arsenal të gatshëm për transferimin e “bishës” Adama Traore

Anësori i Wolves, Adama Traore ka marrë vëmendjen e shumë klubeve gjatë verës.

E për futbollistin interesim kanë shfaqur Liverpool e po ashtu edhe Arsenal, transmeton IndeksOnline.

Agjenti i futbollisit foli për një transferim të mundshëm duke thënë që pandemia covid-19 ka ndikuar që gjërat të shkojnë më ndryshe.

“Ne duhet të shpresojmë që situata të normalizohet vetë dhe të shpresojmë se nuk do të ndikojë tek ai këtë verë.” tha agjenti i futbollistit.

Po ashtu është përfolur edhe për një rikthim te Barcelona të futbollistit, skuadër kjo në të cilën luajti në moshë të re./IndeksOnline/.