22:43 / E Mërkurë, 25 Shtator 2019 / indeksADMonline

Liverpool dhe Chelsea kualifikohen në rundin tjetër të kupës

Liverpool ka mposhtur MK Dons me rezultatin 2-0 duke avancuar në 1/8-at e EFL Cup. Jurgen Klopp ka përdorur rotacionin duke aktivizuar shumë lojtarë të rinj, por ishte James Milner ai që ka shënuar golin e avantazhit. Pas pushimit ishte Hoever ai që ka dyshuar rezultatin me asistin e Milner.

Chelsea ka shpërthyer në gola ndaj Grimbsy. Skuadra e Frank Lampard ka fituar 7-1 në Stamford Bridge. Barkley ka zhbllokuar rezultatin përpara se Batshuayi të dyshonte. Pedro ka shënuar golin e tretë pak para fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit Zouma ka shënuar golin e katërt, ndërsa James dhe Batshuayi dhe i rikthyeri nga dëmtimi Hudson-Odoi të tjerët. Një tjetër paraqitje e bukur e The Blues, megjithëse për të 10-ën ndeshje radhazi nuk kanë arritur të mos pësojnë gol.