22:55 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpool duhet të pres ende, Manchester City merr kreun e Premierligës

Manchester City është në krye të tabelës së Premierligës dhe tashmë me ndeshje të barabarta me Liverpoolin.

Skuadra e Pep Guardiolës mposhti Manchester United në “Old Traford” me rezultat 0-2, shkruan Indeksonline.

Golin e parë për Cityn e realizoi Bernardo Silva në minutën e 54-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Leroy Sane në minutën e 66-të.

Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për tu zhvilluar, Manchester City është në vendin e parë me 89 pikë, një më shumë se Liverpooli në vendin e dytë. /IndeksOnline/