75 Mall Live Search
21:26 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / C E

Liverpool e ngre në “qiell” syrin e Xherdan Shaqirit

Liverpooli dje mposhti West Hamin me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së shtatë të Premierligës.

Golin e dytë për Reds e shënoi Jota në minutën e 85-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Ai realizoi falë një asistimi maestral nga Xherdan Shaqiri, i cili e nxori të vetëm me portierin.

Këtë shikim të futbollistit nga Gjilani e ka vlerësuar lartë edhe vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shihni me sytë e Shaqirit ndërsa gjen Diogo Jotan për fitursin e djeshëm, sytë. Një kënd i shkëlqyeshëm dhe unik”, ka shkruar Liverpooli. /IndeksOnline/