75 Mall Live Search
22:41 / E Hënë, 07 Janar 2019 / indeksADMonline

Liverpool e Shaqiri eliminohen nga ‘FA Cup’

Ekipi i Liverpool është eliminuar nga gara ‘FA Cup’ pas humbjes ndaj Wolverhampton Wanderers me rezultat 2:1.

Ekipi i Wolverhampton ishte më i mirë në këtë ndeshje.  Epërsinë e parë e krijuan në minutën e 38-të me anë të Jimenez. Me rezultat 1:0 u mbyll pjesa e parë, transmeton Indeksonline.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 51-të, sulmuesi belg Origi shënoi pas një asisti të Milner duke barazuar rezultatin në 1:1.

Vetëm katër minuta më vonë, Ruben Neves shënoi për të rikthyer në epërsi ekipin e  Wolves.

Përkundër që Klopp më vonë inkuadroi Firminon dhe Salah nuk arriti të barazoj.

Në këtë ndeshje u paraqit Xherdan Shaqiri nga minuta e parë, i cili pati një paraqitje solide.

Kjo është humbja e dytë radhazi për ekipin e Liverpool, pas asaj kundër Manchester Cityt. /Indeksonline/