Liverpool FC për vdekjen e Diogo Jotas: Jemi të shkatërruar!

Skuadra e Liverpoolit ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me vdekjen tragjike të futbollistit të tyre, Diogo Jota.
“Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotës. Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre.
“Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme.
“Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë”, shkruan klubi anglez