75 Mall Live Search
21:13 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Liverpool, gati të hidhet në sulm për yllin e Serisë A

Është Kalidou Koulibaly ëndrra e Liverpool për mbrojtjen.

Lajmi është dhënë nga Tuttmercatoëeb, sipas së cilës Të Kuqtë duan ta përforcojnë ekipin me yllin e Napoli-t dhe të Serisë A.

Për senegalezin interesohet prej kohësh Manchester United, që synon të kthehet te fitoret pas disa sezonesh zhgënjyes.

Megjithatë, skuadra e Klopp duket se e ka seriozisht për Koulibaly, i cili, bashkë me Virgil van Dijk, do të formonte një nga dyshet mbrojtëse më të forta në qarkullim.