75 Mall Live Search
17:13 / E Hënë, 08 Prill 2024 / AR

Liverpool gjen zëvendësuesin e Salah, talentin 16-vjeçar

Kjo verë pritet të jetë shumë e nxehtë për klubin e Liverpool, ku përveç trajnerit Jurgen Klopp pritet të ketë edhe disa largime të rëndësishme në skuadër.

Sipas mediave britanike, Mohamed Salah, do të largohet nga ‘’të kuqtë’’ sezonin e ardhshëm.

Liverpool nuk ka humbur kohë për ta gjetur zëvendësuesin e tij, ‘’targeti’’ i parë është i riu brazilian Estevao Willian.

16-vjeçari bëri debutimin e tij në futbollin profesionist vetëm në dhjetor, por konsiderohet një xhevahir i vërtetë për skuadrën e Palmeiras, ndoshta edhe më shumë se Endrick.

Estevao ka tërhequr më parë interesim nga shumë skuadra të mëdha sic janë:  Chelsea dhe Barcelona, ​​ por edhe nga PSG-ja.

Nëse e duan në skuadër, Liverpool duhet të paguajë rreth 60 milionë euro, që është shuma e klauzolës së lirimit të sulmuesit.