75 Mall Live Search
23:10 / E Martë, 10 Qershor 2025 / MSH

Liverpool-i arrin marrëveshje me Florian Wirtz

Liverpool-i ka rënë dakord në parim me Bayer Leverkusenin për një paketë që arrin në 150 milionë euro, përfshirë edhe bonuse, për transferimin e Florian Wirtzit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv, Fabrizio Romano.

Skuadrat kanë rënë dakord dy javë më parë dhe transferimi i mesfushorit sulmues tashmë është afër.

Wirtz është gati për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës.