75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Liverpool i jep leje futbollistëve të stërviten në terenin e klubit, këto janë kushtet

Liverpool nën masa të rrepta të sigurisë ka lejuar futbollistët e tyre që të stërviten në terrenin e klubit, mirëpo me disa kushte.

Në këto stërvitje maksimumi i futbollistëve që mund të marrin pjesë janë tre futbollist, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu secili futbollist do ta ketë në dispozicion fushën për 60 minuta.

Kurse klubi anglez është munduar që të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme të sigurisë për futbollistët e tyre.

Rikthimi i stërvitjeve në grupe në Premier Ligë pritet të bëhet që nga 18 maji./IndeksOnline/.