75 Mall Live Search
13:29 / E Mërkurë, 22 Qershor 2022 / C E

Liverpool i thotë lamtumirë “Mbretit” Mane

Sadio Mane ka kompletuar transferimin e tij te gjiganti i Bundesligës, Bayern Munchen.

30 vjeçari ka nënshkruar një kontratë me bavarezët deri në vitin 2025.

Senegalezi largohet nga Anfield pasi fitoi çdo gjë me skuadrën e Liverpoolit, shkruan Indeksonline.

Mane zhvilloi 269 paraqitje me nënkampionët e Evropës duke shënuar 120 gola dhe duke dhuruar 38 asistime.

Skuadra e Liverpoolit e ka falënderuar lojtari për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve. /IndeksOnline/