Liverpool interesohet për Danjuma

Skuadra e Liverpool ka shprehur interesim për anësorin e Villarreal, Arnaut Danjuma, transmeton Indeksonline.
Sulmuesi i krahut ka impresionuar me paraqitjet e tij në Spanjë që prej largimit nga Bournemouth, teksa skautët e Liverpool ishin në Old Trafford për ta përcjellur nga afër paraqitjen e tij ndaj Manchester United.
Reprezentuesi holandez pozitë të preferuar e ka krahun e majtë të sulmit, por mund të pozicionohet edhe si sulmues i djathtë.