75 Mall Live Search
13:01 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Liverpool kërkon talentin portugez që kushton më shtrenjte se Salah

Ekipi i Liverpool po mendon që të forcoj të ardhmen e klubit. Njëri nga talentet, që po konsiderohet i denjë për të mbajtur fanellën e Liverpool në të ardhmen, është super lojtari portugez Joao Felix.

Felix është vetëm 19 vjeç dhe luan për ekipin e Benficas. Pozita e tij është mesfushor, transmeton Indeksonline.

Për të transferuar 19 vjeçarin, Liverpool po mendon të shpenzojë 70 milionë euro por kjo ofertë është refuzuar nga Benfica, raporton media portugeze Correio da Manha.

Në këtë sezon me Benfican, Fleix është paraqitur 10 herë në ligë, ku ka shënuar katër gola. Vlen të theksohet se nëse blihet 70 milionë euro, talenti portugez do të ishte më i shtrenjte se Salah. Egjiptiani ishte blerë 42 milionë euro nga Roma./Indeksonline/