75 Mall Live Search
10:10 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpool kujton 30 vjetorin e tragjedisë së Hillsbrought ku u mbytën 96 tifozë

Kanë kaluar 30 vite nga tragjedia e Hillesbrough ku humbën jetën 96 fëmijë, burra dhe gra, tifozë të Liverpoolit derisa 766 të tjerë u lënduan.

Ndeshja gjysmëfinale e FA Cup në mes të Liverpool dhe Nottingham Forest në stadiumin e Hillsbrough në Sheffield u kthye në tragjedi.

Policia nuk kishte arritur të kontrolloj turmat që u futën në stadium duke mbipopulluar vendin e rezervuar për tifozët e Liverpoolit.

Kjo krijoi shtypje mes tifozëve duke ndërprerë edhe ndeshjen.

Liverpool e ka kujtuar këtë tragjedi duke postuar fotografi të të gjithë tifozëve të vrarë. /IndeksOnline/