75 Mall Live Search
18:58 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Liverpool largon nga skuadra serbin që ishte kundër Shaqirit [Foto]

Liverpool ka dërguar në huazim 22 vjecarin serb Marko Grujic tek skuadra gjermane Hertha Berlin.

Mesfushori serb ia kishte bërë ‘like’ një statusi ku flitej kundër Kosovës dhe kundër Shaqirit, e kjo gjë nuk kishte shpëtuar pa u parë nga tifozët e Liverpoolit.

Në postim flitej se si Serbia e konsideron ende Kosovën pjesë të tyre dhe kërkohej të largohej fotoja e Shaqirit duke festuar me shqiponjë golin ndaj Zvicrës.

Kjo i ka pëlqyer Grujicit që ia ka bërë edhe ‘Like’ postimit në fjalë. /IndeksOnline/

 

Temat: