Liverpool lufton për vendin e katërt, kërkon fitore në Newcastle

Liverpool ka udhëtuar sot në Newcastle ku do të kërkojë medoemos fitore pasi që të dy klubet janë në garë për vendin e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve
Nëse marrim parasysh të kaluarën e afërt, Newcastle United dhe Liverpool kanë pasur një sezon të ndryshueshëm këtë vit. Derisa Newcastle është betonuar që një kohë në vendin e katër dhe mund të ngritët edhe më shumë në tabelë me një rezultat të mirë, klubi nga Merseyside janë nëntë pikë pas tyreë.
Newcastle United kanë pasur një sezon ëndrrash. Me investimet e tanishme dhe taktikat pragmatike të Eddie Howe ata kanë arritur nga beteja e një skuadre për të mbetur në ligë në konkurrent të fortë për një vend në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, forma e tyre e tanishme është e dobët pasi që ata nuk kanë asnjë fitore nga pesë ndeshjet e fundit.
Liverpool nuk është vetëm një kundërshtar që ata nuk kanë arritur që ta mposhtin këtë sezon, por ata janë pa fitore kundër Reds në 12 ndeshjet e fundit.
Morali është ngritur tek Reds pas fitores në derbin e Merseyside kundër Evertonit. Pavarësisht se janë ende në sezon të dobët, një fitore kundër Newcastle bën që ata ta ngjiten edhe me lartë në tabelë dhe të jenë konkurrent për vendin e katër.
Saint-Maximin, Isak dhe Gordon janë treshja sulmuese e Newcastle United derisa për Liverpool kanë startuar Salah, Nunez dhe Gakpo.