Liverpooli me njoftim zyrtar për arritjen e marrëveshjes me Minaminon
Liverpooli ka dalë me një njoftim zyrtar, se ka arritur marrëveshje me futbollistin e Salzburgut, Takumi Minamino.
Japonezi do të bëhet zyrtarisht lojtar i Liverpoolit që nga 1 janari, kurse testet mjekësore i ka kaluar gjatë të së mërkurës.
Minamino tha: “Ka qenë një ëndërr, ëndrra ime për t’u bërë një lojtar i Liverpoolit. Dhe jam i emocionuar që ky moment është realizuar.
“Të luaja në Premier League ishte një nga objektivat e mia. Unë mendoj se kjo është ligë e klasit të lartë. Po mendoja nëse karriera ime si futbollist përparonte pa probleme, një ditë do të kisha mundësi të luaja në Premier League”.
“Por kurrë nuk kam menduar se do të jem në gjendje të luaj në këtë ekip dhe jam vërtet i lumtur për këtë. Unë jam duke pritur për të ”, u shpreh Minamino./Indeksonline/.
