75 Mall Live Search
12:53 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Liverpool me ofertë zyrtare për Coutinhon

Liverpool raportohet se ka bërë një ofertë drejt Barcelonës për Philippe Coutinho.

Coutinho theu zemrat e shumë tifozëve të Liverpoolit kur ai u largua nga Anfield në janar 2018.

Brazili u vlerësua lart nga tifozët e Liverpool, por kjo nuk e ndaloi atë për ta bërë një lëvizje në Barcelonë.

Mirëpo, sezoni i kaluar ishte një makth për brazilianin. Ai assesi nuk arriti ta gjej vetën në klubin blaugran.

Duke marrë parasysh formën e tij, Barcelona është duke e shqyrtuar shitjen e tij.

Ish klubi i tij, Liverpool, ka shfaqur interesim për ta rikthyer Coutinhon në Anfield, përcjellë Indeksonline.

Oferta fillestare e Liverpool supozohet të jetë dy vite huazim me mundësi blerjeje për 88 milionë funte, shkruan GivemeSport./Indeksonline/