Liverpooli merr një vendim për të ardhmen e Harry Wilsonit

Skuadra e Liverpoolit ka lajmëruar se futbollisti Harry Wilson do të jetë pjesë e Bournemouth deri në përfundim këtij sezoni.
Ai do të vazhdojë të jetë i huazuar deri sa të përfundojë sezoni 2019-20 i Premier Ligës, transmeton Indeksonline.
23- vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier Ligë në 23 ndeshje ka shënuar 7 gola, duke qenë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës angleze.
Bournemouthi për momentin gjendet në pozitën e 18-të, në rrezik për të rënë nga liga./Indeksonline/