75 Mall Live Search
22:57 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Liverpool mposhtë Milanin, përkundër se Klopp pushoi disa nga lojtarët kryesorë

Liverpool dhe Milan janë takuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, me vendësit që arritën fitore me rezultat të ngushtë 3-2.

Këto dy skuadra zakonisht dhurojnë spektakël kur takohen mes vete, e edhe sonte patën super shfaqje.

Liverpool kaloi në epërsi në minutën e 9, pas autogolit të Tomori, ndërsa 5 minuta më vonë Salah humbi penalltinë.

Mysafirët shënuan dyherë në minutën e 42 dhe 44 me Ante Rebic dhe Diaz për rezultatin e pjesës së parë.

Në minutën e 49, Salah barazoi shifrat, ndërsa në minutën 69 Henderson ngriti nikoqirët në epërsi për t’i dhënë fitoren.