75 Mall Live Search
09:59 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Liverpool mund të përjashtohet nga gara “Carabao Cup”

Vendi i Liverpoolit nga Kupën “Carabao” raportohet se është në dyshim pasi që ata kishin futur në lojë një futbollist pa i plotësuar të gjitha kriteret.

Pretendohet se skuadra e Jurgen Klopp është duke u hetuar nga EFL për shkak që kishte futur në lojë në lojtar i cilie ende nuk i kishte plotësuar kriteret e konkurencës.

Një zëdhënës i Reds konfirmoi: “Klubi është i vetëdijshëm për një çështje të mundshme administrative që i përket një prej lojtarëve tanë.

“Ne jemi duke punuar me autoritetet përkatëse në mënyrë që të vërtetojmë faktet e çështjes dhe nuk do të bëjmë komente të mëtejshme derisa të përfundojë ky proces”./Indeksonline/.