Liverpool në aksion për të larguar lojtar, tash e ka rendin një sulmues
Liverpool është aktive këtë afat kalimtar por jo me transferime, po me largime të lojtarëve.
Pasi largoj Domenic Solanken dhe Clyne, rendin tash e ka një sulmues, transmeton Indeksonline.
Mediat angleze shkruajnë që në listën për t’u larguar është sulmuesi Divock Origi.
Për belgun i interesuar është ekipi londinez, Fulham.
Fulham janë të gatshëm të paguajnë 15 milionë funta për shërbimet e sulmuesit.
Përveç Origit, ekipi i Liverpool i ka dhënë dritën jeshile lojtarit Ben Woodburn për të gjetur një ekip të ri. /Indeksonline/