75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / C E

Liverpool në duart e McGregor?

Ka pak ditë që qarkullon lajmi se Liverpool është në shitje, dhe kjo gjë ka bërë që një numër i lartë investitorësh të kërkojnë informacione për shifrat.

Sipas raportimeve nga “Daily Mail”, mes tyre është edhe Conor McGregor, sportisti i famshëm i arteve marciale në UFC.

Ai është përgjigjur në rrjetet sociale duke thënë: “Oh, do të doja! Po, sapo dëgjova këtë lajm kërkova në mënyrë direkte informacione. Çfarë klubi, do e doja!”