Liverpool në rrugë për ta thyer rekordin e Arsenalit, në ndeshjen më të vështirë të sezonit

Ky ekip i Liverpoolit mund të arrijë gjithçka. Por, Jurgen Klopp me “ushtrinë” e tij mund të arrijnë diçka shumë speciale.
“Reds” janë +13 pikë larg vendit të dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar. Dhe si rezultat, tifozët e Liverpool kanë filluar ta ëndërrojnë titullin pa pasur nevojë të kryqëzoojnë gishtat.
Por, jo vetëm që janë në rrugë të duhur ta fitojnë Premierligën, por ata po e projektojnë ta bëjnë këtë në mënyrë historike.
Dje ata shënuan 1 vjetorin pa pësuar në Premierligë, ndërsa kanë humbur vetëm dy pikë këtë sezon.
Rekordi i tyre pa humbje ka shkuar në 37 ndeshje, seria e tretë më e gjatë në Premierligë.
Liverpool është vetëm 12 ndeshje larg që ta barazojnë rekordin e Arsenalit të sezonit 2003/04.
Por, nëse shikojmë në orar, i bie që ajo ndeshje do të jetë ndaj Manchester Cityt në udhëtim.
“Djemtë” e Jurgen Klopp kanë mundësi të barazojnë rekordin dhe të shkruajnë historinë kundër rivalëv e kryesorë të tyre, Manchester City./Indeksonline/