75 Mall Live Search
19:11 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Liverpool – Nike, gati marrëveshja më e lartë në historinë e Premierligës

Liverpool është në bisedime të avancuara me Nike lidhur me një marrëveshje të re afatgjate e cila pritet të tejkalojë vlerën e marrëveshjes prej 750 milionë eurosh të Manchester United me Adidas dhe të bëhet më e madhja ndonjëherë e arritur nga një klub i Premier Ligës, thonë burime të ESPN.

Marrëveshja e klubit nga Anfield me New Balance – me vlerë 45 milionë funte në vit – do të skadojë në fund të sezonit 2019-20. Megjithatë, kompania amerikane e sportit kanë një “klauzolë përputhshmërie” brenda kontratës së tyre, e cila u mundëson atyre që të barazojnë ofertat e rivalëve.

Por, sipas ESPN, Nike po udhëheq betejën për të siguruar kontratën me Liverpoolin për shkak të gatishmërisë së tyre për ta vënë klubin në të njëjtin ‘ligë’ me United sa i përket fitimeve, transmeton IndeksOnline.

Liverpool gjithashtu ka zhvilluar diskutime me Adidas dhe Puma në një përpjekje për të siguruar shifrën më të lartë të mundshme për marrëveshjen e tyre të re për fanella, por klubi është në negociata të thella me Nike pasi ata përpiqen të arrijnë një marrëveshje përpara se kontrata e New Balance të hyjë në vitin e saj të fundit.

Marrëveshja 10 vjeçare e Barcelonës me Nike, e cila filloi në vitin 2018, është më e madhja në futboll, duke eklipsuar marrëveshjen prej 980 milionë eurosh të arritur mes Real Madridit dhe Adidas në vitin 2015.

Ndërsa Liverpool nuk pritet të arrijë këto shifra në të njëjtën nivel si Barca apo Reali, hulumtimi i tregut i porositur nga drejtori menaxhues i klubit, Billy Hogan, ka treguar se klubi anglez mund të komandojnë një marrëveshje në të njëjtin nivel, ose madje më të lartë se United. /IndeksOnline/