15:07 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Liverpool  planifikon ofertën zyrtare për Fekir

Pas përfundimit të sezonit, Liverpool tashmë është duke menduar për përforcimet e verës.

Sipas medieve franceze, Reds janë duke planifikuar një ofertë zyrtare për futbollistin e Lyon, Nabil Fekir, shkruan indeksonline.

Ka pasur raporte midis dy klubeve që nga fundi i sezonit të Premier Ligës por gjërat tashmë kanë filluar të konkretizohen

L’Equipe thotë se Liverpuli  janë duke lëvizur shumë shpejt për të mbyllur marrëveshjen me Fekir , i cili ka vlerë prej  53 milionë euro.

Edhe tifozët janë duke e pritur një transferim të tillë pas shumë spekulimeve deri më tani. /IndeksOnline/