Liverpool provon të blindojë Salah, por punon edhe për zëvendësuesin

Teksa zërat për të ardhmen e Salah po shtohen, Liverpool është gati ta blindojë yllin e tij dhe t’i ofrojë një kontratë të re.
Egjiptiani, me 12 milionë euro rrogë në vit, është mes më të paguarve te Të Kuqtë, por rroga e tij është shumë larg atyre të yjeve të tjerë të Premier League: De Bruyne ton 19 milionë, Sterling 18, Pogba 17.
Paralelisht, Liverpool duket se ka filluar punën për të gjetur zëvendësuesin e mundshëm të egjiptianit nëse negociatat për rinovimin nuk do të kishin sukses.
Sipas Mirror, objektivi është Jack Grealish, i kërkuar edhe nga Manchester United.
Fantazisti i Aston Villa-s vlerësohet 100 milionë euro.