75 Mall Live Search
17:20 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liverpool publikon formacionin startues për finalen, ky është vendimi për Shaqirin

Liverpool do të ndeshet me ekipin brazilian, Flamengo në finalen e Botërorit për klube që po mbahet në Katar.

Pasi mposhti Monterrey në minutat e fundit falë golit të Firminos, tash “Reds” do të tentojnë të fitojnë finalen.

Në anën tjetër edhe Flamengo pati vështirësi për ta kaluar gjysmëfinalen dhe atë e bëri me rikthim rezultati, shkruan Indeksonline.

Ekipi anglez ka publikuar formacionin startues ndërsa Xherdan Shaqiri do të jetë në bankë rezerv. Në formacion rikthehet Virgil van Dijk./Indeksonline/