Liverpool shfrytëzon gabimin e Cityt, Chelsea jo
Liverpool ka shfrytëzuar në maksimum gabimin e Cityt dhe ka shënuar fitore ndaj Brighton me rezultat të ngushtë 2:1.
Liverpool e kreu punën qysh në pjesë të parë me dy golat e Van Dijk.
Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 76-të Alisson u ndëshkua me karton të kuq pasi e preku topin me dorë jashtë zonës së 16-metërshit.
Tre minuta më vonë Dunk ngushtoi epërsinë, por kjo ishte krejt çka bënë ata.
Në anën tjetër, Chelsea pësoi humbje në “Stamford Bridge” nga West Ham me rezultat minimal 1:0.
Ishte Cresswell ai që vulosi fatin e këtij takimi në minutën e 48-të.
Pas këtyre dy ndeshjeve, prin Liverpool me 40 pikë, ndërsa Chelsea mbetett në kuotën e 26 pikëve./Indeksonline/