75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Liverpool sonte ia ‘ndjen erën’ titullit – këto janë ndeshjet e Premier Ligës sot

Premier Liga sonte në program do të ketë pesë ndeshje, katër nga to do të luhen nga ora 19:00.

Manchester United në ‘Old Trafford’ do ta presë Sheffield United. Dy skuadrat po kërkojnë kualifikimin në gara evropiane. Me një fitore United do t’i afrohej Chelseas në garë për vendin e katërt, transmeton Indeksonline.

Ndeshjet tjera nga ora 19:00 janë: Newcastle-Aston Villa, Norwich-Everton dhe Wolves-Bournemouth.

Kurse në ora 21:15, Liverpool do të luaj kundër Crystal Palace. Me një fitore ‘The Reds’ do të afrohej shumë titullit edhe matematikisht. /Indeksonline/