22:57 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Liverpool tregohet shumë i fortë për Norwichin, fiton me rezultat 4-1

Liverpooli e ka treguar qysh në ndeshjen e parë për këtë sezon se ata do të jenë mjaftë në formë këtë sezonë, në këtë ndeshje ata fituan me rezultat 4-1.

Goli i parë ishte autogol nga Hanley, kurse të dytin e shënoi Salah, i cili edhe asistoi për van Dijk për ta shënuar kështu edhe golin e tretë, por tri gola nuk i mjaftuan Liverpoolit pasi që Origi ishte ai që e shënoi edhe golin e katërt për Liverpoolin në pjesën e parë.

Kurse në pjesën e dytë Norwich shënoi edhe golin e vetëm për ta në këtë ndeshje, ndërsa Liverpooli e fitoi ndeshjen vetëm me golat e shënuar në pjesën e parë./Indeksonline/.