Liverpool zbulon shifrat, klubi shënon rekordin më të lartë financiarë në histori
Liverpool FC ka njoftuar rezultatet rekorde financiare, me një fitim para-tatimi prej 125 milionë funte.
Llogaritë e fundit për vitin deri më 31 maj 2018 tregojnë se qarkullimi u rrit me 25% – (një rritje vjetore prej 90milionë £) në 455milionë £ total.
Kjo mbulon një sezon kur Liverpool shiti Philippe Coutinho në Barcelonë dhe pati fitime poashtu pasiqë arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.
Rreth 137 milionë funte erdhën në klub nga shitjet e lojtarëve, me rreth 190 milionë funte të shpenzuara për forcimin e skuadrës, shkruan IndeksOnline.

Nga tri rrjedhat kryesore të të ardhurave, mediat patën një rritje prej 66milionë funte në 220 milionë totali, komercialiteti u rrit nga 17 milionë funte në 154 milionë dhe fitimet për ndeshje morën një shtim nga 7 milionë në 81 milionë funte.
Fitimi para-tatimit prej 125 milionë £ (106 milionë pas tatimit £ ) është më i larti në historinë e klubit – nga një shifër prej 39 milionë £ që kishte vitin e kaluar.
Megjithëse llogaritë e fundit tregojnë një fitim të madh, paratë tashmë janë riinvestuar në skuadrën e Jurgen Klopp nga pronarët e Fenway Sports Group, të cilët nuk marrin para nga klubi.

Ka pasur një shpenzim prej 173 milionë funte për transferimet në verën e vitit 2018 për Alisson Becker, Naby Keita, Fabinho dhe Xherdan Shaqiri dhe këto marrëveshje nuk janë të mbuluara nga ky grup figurash.
Andy Hughes, oficeri operativ i Liverpoolit, i tha ECHO: “Unë mendoj se kjo është një vazhdim i një trendi gjatë disa viteve të përmirësimit të vazhdueshëm financiar në të gjithë klubin.
“Ne kemi parë rritje të vazhdueshme që kur FSG mori klubin në vitin 2010. Vitin e kaluar ishte një rekord në 364 milionë funte. Tani ka arritur deri në 455 milionë funte”

Performanca komerciale u rrit nga tetë partneritete të reja, duke përfshirë sponsorizimin e ri fanellave me Western Union dhe marrëveshjet globale me Falken Tires dhe Joie.
Liverpool gjithashtu rinovoi kontratat me katër partnerë ekzistues, duke përfshirë Nivea dhe Draft Kings, ndërsa fanella e 125 vjetorit provoi të ishte shitja më e mirë në historinë e klubit.
Liverpool poashtu gëzon rritje të ndjeshme digjitale, pasi kaloi 60 milionë ndjekës nëpër platformat e mediave sociale. /IndeksOnline/