75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Liverpooli +13 në krye të Premierligës, as “baksuzi” ma i madh nuk ia merr titullin sivjet

Liverpooli ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen kundër Wolves.

Skuadra që para tri ditësh mposhti Manchester Cityn ishte shumë e vështirë, por Reds arritën të shënojnë një gol që në fund doli të jetë i fitores.

Realizatori i golit të vetëm në ndeshje ishte Mane në minutën e 42-të të ndeshjes.

Wolves arriti që të barazoj rezultatin, por goli nuk u pranua për shkak se VAR e cilësoi si pozicion jashtë loje.

Liverpooli është në vendin e parë me 55 pikë, 13 më shumë se Leicesteri në venidn e dytë dhe ka një lojë më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/