75 Mall Live Search
11:00 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / G T

Liverpooli afër marrëveshjes me Frimpong-in, futbollisti i Leverkusenit: Jam tifoz i Chelseat!

Jeremie Frimpong pritet të largohet nga Bayer Leverkuseni dhe tashmë shumë oferta ka në tavolinë, por vetëm një ekip është afër tij.

Bëhet fjalë për Liverpoolin, që e konsideron si blerjen kryesore të afatit të verës, shkruan Indeksonline

Por, Frimpong është tifoz i Chelseat dhe këtë e konfirmoi edhe gjatë një interviste.

“Unë gjtihmnë kam qenë me Chelsean. Si fëmijë shikoja ndeshjet e Chelseat me xhaxhain tim. Krejt kjo për shkak të Didier Drogbas”, u shpreh Frimpong.

24-vjeçari shihet si zëvendësues i Trent-Arnoldit dhe shifra e këtij transferimi mund të jetë vetëm 40 milionë euro.

Lojtari holandez në Bundesliga këtë sezon ka zhvilluar 33 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë gjashtë asiste./Indeksonline/