Liverpooli-Ajaxit, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet një ndeshje tejet interesante mes Liverpoolit dhe Ajaxit, e vlefshme kjo për xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në xhiron e kaluar, Liverpooli u mposht 4:1 nga Napoli, kurse Ajaxi shënoi fitore me rezultat 4:0 ndaj Rangers, përcjell KosovaPress.
Skuadra e Jurgen Klopp do ta kërkojë me çdo kusht fitoren, dhe të arkëtojë pikët e para të këtij edicioni të ri të Ligës së Kampionëve.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Elliot, Fabinho, Thiago; Salah, Jota, Diaz
Ajax (4-3-3): Pasveer; Blind, Bassey, Timber, Rensch; Taylor, Alvarez, Berghuis; Berwijn, Kudus, Tadic
Të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Henderson, Jones, Keita, Konate, Oxlade-Chamberlain, Ramsay dhe Robertson, kurse te Ajaxi mungon vetëm Wijndal.