08:15 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Liverpooli arrin marrëveshje me futbollistin më të mirë në Ligue 1?

Liverpool arrin marrëveshjen me vlerë 75 milionë euro për fantazistin e Lzyon Nabil Fekir këtë verë, sipas raporteve nga Franca.

Megjithëse Të Kuqtë nuk kanë blerë një zëvendësues direkt të Coutinho-s në janar, i cili shkoi te Barcelona, ata kanë qenë në kërkim të një lojtari që do të mbushte boshllëkun e lënë nga braziliani.

Dhe tani RMC Sport pretendon se sulmuesi i Lyon, Fekir, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare për t’u transferuar në Anfield.

Liverpool do të paguajë 75 milionë euro plus bonuse për Fekir, i cili ka shënuar 17 gola këtë sezon në Ligue 1.

Ka qenë pikërisht ish-trajneri i Liverpool Gerard Houllier që thuhet të ketë ndihmuar anglezët të arrijnë marrëveshjen. Ai thuhet të ketë udhëtuar në Angli disa javë më parë për të finalizuar marrëveshjen dhe bashkë me Fekir në Liverpool do të udhëtojë edhe vëllai i tij Yassin Fekir.