75 Mall Live Search
16:36 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Liverpooli bëhet kampioni i parë që e fillon me humbje pas çerek shekulli

Liverpooli u largua kokë ulur nga “Sao Paolo” pasi që u mposht nga Napoli me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi nuk e filluan në mënyrën më të mirë mbrojtjen e titullit dhe tashmë janë një hap mbrapa në rrugën për kreun e tabelës, shkruan Indeksonline.

Kështu Reds bëhen skuadra e parë pas 25 vitesh, që pasi kishin fituar titullin në sezonin paraprak debutojnë me humbje në edicionin e ri.

E fundit që ishte mposhtur në ndeshjen e parë si kampion ishte Milani në vitin 1994.

Rosonerët pasi ishin shpallur kampion kundër Barcelonës, duke i mposhtur me rezultatin më të thellë ndonjëherë në një finale të Ligës së Kampionëve, 4-0 u mposhtën në sezonin e ri nga Ajax 2-0.

Që atëherë, kampionët ose kishin fituar ose kanë barazuar në edicionin e ri. /IndeksOnline/