75 Mall Live Search
14:00 / E Premte, 01 Gusht 2025 / L K

Liverpooli bën ofertën e parë zyrtare për Isak-un, e refuzon Newcastle-n

Liverpooli sot ka bërë ofertën e parë zyrtare për Alexandre Isak-un. Skuadra kampione e Premierligës ka ofruar 120 milionë euro për Newcastle në këmbim të sulmuesit suedez.

Por “Laraskat” s’kanë menduar dy herë dhe e kanë refuzuar ofertën e “Reds”-ave.

Skuadra e Slot-it nuk do të ndalet me kaq dhe do të lëshojë së shpejti ofertën e dytë për Isak-un.

Raportohet se oferta prej 150 milionë eurosh do të bindë Newcastlen për të lëshuar Isakun./Indeksonline/