Liverpooli ‘bishë’ në Ligën e Kampionëve, vazhdon pa problem në rrethin tjetër

Skuadra e Liverpoolit ka vazhduar në rrethin tjetër të UEFA Champions League.
‘The Reds’ arritën fitore ndaj ekipit gjerman, RB Leipzig me rezultat 2 me 0, ndeshje e luajtur në ‘Puskas Arena’ në Hungari, shkruan IndeksOnline.
Golat në këtë përballje i shënuan: Momo Salah dhe Sadio Mane.
Kujtojmë që Liverpooli kishte fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultat 2-0.