75 Mall Live Search
17:22 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Liverpooli “blindon” talentin 17 vjeçar

Tom Hill ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Liverpool .

17-vjeçari ka shijuar një gjashtë mujor jashtëzakonisht përparimtarë që kur bëri debutimin e tij me U18 në gushtin e kaluar, duke shënuar dy gola kundër Blackburn Rovers.

Një mesfushor sulmues nga Formby, Hill ka qenë në Akademinë e klubit që nga niveli U6.

Pasi u përpoq të luante me U23 të Neil Critchley, ngritja e Hill vazhdoi në dhjetor kur ai bëri debutimin e tij për skuadrën e parë të Liverpoolit në çerekfinalen e Kupës Carabao në Aston Villa. /IndeksOnline/