75 Mall Live Search
11:32 / E Mërkurë, 08 Maj 2024 / G T

Liverpooli çon lojtarët në pushim, Darwin Nunezi zgjedh Barcelonën

Skuadra e Liverpooli ka vendosur t’i çojë lojtarët në pushim, pasi një javë ka kohë deri në ndeshjen e radhës.

Sulmuesi i Kombëtares së Uruguait, Darwin Nunez, ka zgjedhur të shkojë në Barcelonë për t’i kaluar disa ditë pushimi, shkruan Indeksonline

Madje, lojtari i “The Reds” është takuar edhe me bashkëkombasin e tij, Araujo.

Ky udhëtim i Nunezit ndodhi menjëherë pasi fshiu gjitha fotot me fanellën e Liverpoolit në rrjetet sociale – duke dyshuar që sulmuesi do largohet drejt klubit katalunas në afatin e verës.

24-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 34 ndeshje, ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tetë asiste – por tifozët nuk janë të kënaqur me këto statistika që ka ofruar lojtari uruguaian./Indeksonline/