Liverpooli del me një njoftim zyrtar për sulmin në paradën e titullit

Parada e festimit të titullit të Liverpoolit doli të jetë tragjike.
Kjo pasi që gjatë këtyre festimeve, një burrë kishte hyrë në qendrën e qytetit në rrugën Dale, ku i cili kishte goditur disa tifozë me makinën e tij.
Dhe Liverpooli doli me një njoftim zyrtar në faqen e tyre, rreth kësaj ngjarje.
“Jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me Policinë e Merseyside në lidhje me incidentin në Water Street që ndodhi drejt fundit të paradës së trofeve më herët këtë mbrëmje.
Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë.
Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë mbështetjen tonë të plotë shërbimeve të emergjencës dhe autoriteteve lokale që po merren me këtë incident”, njoftoi Liverpooli në faqen zyrtare./IndeksOnline/