75 Mall Live Search
18:47 / E Mërkurë, 06 Gusht 2025 / L A

Liverpooli dhe Leipzigu në bisedime të avancuara për Elliott

Harvey Elliott me gjasë mund të largohet nga Liverpooli.

Mundësitë e limituara për të zënë një vend në formacionin startues, bëri anglezin të mendojë të ardhmen e tij.

Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, Liverpooli dhe RB Leipzigu janë në bisedime të avancuara për shërbimet e tij, ku po diskutohet për kushtet e kontratës.

Anglezi thuhet se është i hapur të bëjë lëvizjen e tij drejt Bundesligës gjermane.

Elliott, bëri 28 paraqitje për Liverpoolin ku shënoi 5 gola dhe 3 asistime, ku fitoi Premierligën.

Ai pati sukses edhe me Kombëtaren Angleze, ku fitoi Evropianin e U-21shave./IndeksOnline/